Abdixhiku mirënjohje Vjenës për ndihmën në procesin e shtetndertimit

  • A.P /
  • 19 June 2023 - 19:40
Abdixhiku mirënjohje Vjenës për ndihmën në procesin e shtetndertimit

Delegacionin austriak, grupin parlamentar të Miqësisë Austri-Kosovë i përbërë nga parti të ndryshme në Austri të cilët shoqëroheshin nga ambasadori austriak, Christoph Weidinger, e ka pritur në takim kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike në vend me theks të veçantë çështjen e sigurisë.

Po ashtu në takim u vlerësuan raportet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve. Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen të cilën Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave. Po ashtu ai kërkoi mbështetje në proceset integruese si dhe lobim për njohje të reja për Kosovën.

Palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit si dhe shkëmbimin e praktikave parlamentare.

(Kosova Sot Online)