Osmani: Nekibe Kelmendi ishte një grua e paepur dhe stoike

  • A.P /
  • 19 June 2023 - 19:51
Osmani: Nekibe Kelmendi ishte një grua e paepur dhe stoike

Ish-ministren e Drejtësisë Nekibe Kelmendin në 12 vjetorin e vdekjes, e ka përkujtuar Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ajo ishte një grua e paepur dhe stoike. Qëndroi deri në fund pavarësisht humbjes tragjike të burrit dhe djemve të saj. Nekibe Kelmendi është modeli i gruas që aktivizmin politik e profesional e orientoi në dobi të luftës për liri e pavarësi. Ajo dha kontribut të çmuar edhe në jetën institucionale pas luftës. Një bashkëpunëtore e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, e cila la pas një trashëgimi të bujshme:, ka theksuar Osmani.

(Kosova Sot Online)