Moti sot me diell në Kosovë, temperaturat deri në 29 gradë

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 08:06
Moti sot me diell në Kosovë, temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në Kosovë do të jetë me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.

IHLK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Gjatë gjithë javës duhet të kemi kujdes që në orët e pikut nga ora 11-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos moshat e shtyra dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike( tension, frymëmarrje, sëmundje kardiologjike etj).

(Kosova Sot Online)