Një person nga Deçani: Policia dhe KFOR-i m’i larguan panot me logo të UÇK-së dhe NATO-s

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 08:13
Një person nga Deçani: Policia dhe KFOR-i m’i larguan panot me logo të UÇK-së dhe NATO-s

Qytetari nga Deçani, Kastriot Hulaj, përmes një postimi ka treguar se Policia e Kosovës dhe KFOR-i ia kanë hequr panot që thotë se ishin pronë e tij, e ku figuronte logoja e UÇK-së dhe NATO-s si dhe flamuri i Shqipërisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Por, shprehet se të njëjtat janë larguar në ditën kur ai kishte vendosur logon e UÇK-së.

Hulaj ka paralajmëruar se këtë rast do ta iniciojë në organet kompetente.

Postimi i plotë:

Pa asnjë arsyetim e me masa të rrepta të Policisë së Kosovës,dhe Kforit Italian dhe pa asnjë dokument apo vendim për rrënim, pasditën e sotme më janë rrënuar panot të cilat ishin pronë e imja. Qudija e gjithë kësaj pune është se pse u desht të rrënohen bash sot, kur në të i vëndosa këto tri shkronja UÇK sepse panot ishin aty tash e disa muaj.!

Me këtë rast unë do të inicoj si rast dhe sigurisht do të merret prokurija dhe gjyjata!

Gjithsesi, qytetar të Deçanit e ju ish ushtarë të vërtetë të UÇK-ës mos u mërzitni sepse ditëve në vijim do ta mbushim gjithandej Deçanin po më këto shkronja e po më këtë llogo (të njejtën).

Rrnoft UÇK-ja!

(Kosova Sot Online)