Rrugët në drejtim të tri pikave kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë të bllokuara

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 08:39
 Rrugët në drejtim të tri pikave kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë të bllokuara

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar njofton se vazhdojnë të jenë të bllokuara pikë-kalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak, përcjell “Kosova Sot Online”.

Protestuesit kanë bllokuar gjithashtu pikën kufitare në Bërnjak. Nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave.

Në njoftim thuhet të mos udhëtohet përmes Serbisë, nëse nuk kanë hyrë përmes saj.

“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.

Nëse nuk keni hyrë tashmë në Serbi, ju lutemi, mos udhëtoni përmes Serbisë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)