Ra nga lartësia në vendin e punës, vdes një person në Ferizaj

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 09:29
Ra nga lartësia në vendin e punës, vdes një person në Ferizaj

Një person përderisa ishte duke punuar në vendin e punës në Ferizaj, ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana të panjohura.

Policia njofton se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“ASGJËSIM DËMTIM OSE HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE

Ferizaj 19.06.2023-11:22. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në vendin e punës , në rrethana të panjohura ka rënë nga një lartësi. Viktima është dërguar për tretman ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policsë.

(Kosova Sot Online)