Gjakovë: Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij, nuk e di se ku është

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 09:46
Gjakovë: Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij, nuk e di se ku është

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë në Gjakovë është zhdukur, shkruan “Kosova Sot Online”.

Babai i saj ka njoftuar policinë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet se ku ndodhet ajo.

“Gjakovë 15.06.2023-11:00. Me datë 19.06.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet më tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)