Mbyllet për dy ditë një rrugë në Prishtinë gjatë kësaj jave

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 10:39
Mbyllet për dy ditë një rrugë në Prishtinë gjatë kësaj jave

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për dy ditë do të mbyllet korsia e djathtë e rrugës “Muharrem Fejza”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo për shkak të disa sanimeve në rrugë.

Kjo rrugë do të mbyllet gjatë ditëve të vikendit të kësaj jave.

Njoftimi i plotë:

Njoftim

Për arsye të disa sanimeve në rrugë, korsia e djathtë e rrugës “Muharrem Fejza” nga rrethrrotullimi i rrugës “B” do të mbyllet:

Ditën e shtunë 24.06.2023, dhe të dielë 25.06.2023

Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

Krenar Xh Xhaferi

#kryeqyteti

#prishtinapraktike

(Kosova Sot Online)