Gjakovari qëllon aksidentalisht veten me pistoletë në vendin e punës

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 10:49
Gjakovari qëllon aksidentalisht veten me pistoletë në vendin e punës

Një rast i lëndimit të rëndë trupor ka ndodhur dje në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se një person derisa ka qenë në vendin e tij të punës, aksidentalisht ka qëlluar veten me pistoletë e cila përdoret për neutralizimin e kafshëve.

Personi në fjalë ka marrur tretman mjekësor.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Gjakovë 19.06.2023-13:30. Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në vendin e punës aksidentalisht ka qëlluar veten me një pistoletë e cila përdoret për neutralizimin e kafshëve. Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Gjakovës, e më pas është transportuar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë”, thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot Online)