Presidentja e PE thotë se situata në veri duhet të shtensionohet

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 11:59
Presidentja e PE thotë se situata në veri duhet të shtensionohet

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka bërë thirrje për shtensionim e situatës në mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Metsola është shprehur e shqetësuar për dhunën.

“Parlamenti Evropian ka bërë thirrje qysh prej se i kemi parë tensionet në mes Kosovës e Serbisë, për shtensionim. Nuk ka fjalë tjetër që mund të përdoret, shtensionimi duhet të ndodhë. Nuk mund të përballojmë të shohim më shumë dhunë, në një kohë kur kontinenti jonë është aq i cenueshëm dhe situata është e paqëndrueshme,” tha Metsola.

(Kosova Sot Online)