Moisiu kritikon Borrell e Lajçak: Po tentojnë ta bëjnë ujkun, qingj, Kosova është në një situatë të vështirë

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 12:08
Moisiu kritikon Borrell e Lajçak: Po tentojnë ta bëjnë ujkun, qingj, Kosova është në një situatë të vështirë

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, komentoi situatën në veri të Kosovës dhe rolin e Shqipërisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Moisiu tha se Kosova gjendet një një situatë të veshtirë.

Ai për përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak, duke thënë se vijnë nga 2 vende që nuk e njohin Kosovën.

“Është e vërtetë që Kosova është në një situatë të vështirë. Lufta për pushtet ngatërrohet me luftën për komb. Si mund të zgjidhet ky konflikt kur në krye janë 2 njerëz që vijnë nga shtete që nuk e njohin Kosovën, Borrell nga Spanja dhe Lajçak nga Sllovakia. Po tentohet që ujkun ta bëjmë qingj dhe qingjin ta bëjmë ujk. Nga na doli tani që Serbia qenka kaq e mirë?”, tha Moisiu.

(Kosova Sot Online)