Vjosa Osmani: Më shumë se gjysma e kosovarëve u bënë refugjatë si pasojë e gjenocidit të Millosheviqit

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 12:47
Vjosa Osmani: Më shumë se gjysma e kosovarëve u bënë refugjatë si pasojë e gjenocidit të Millosheviqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për Ditën e Refugjatëve, ku  tha se gjatë luftës në Kosovë, “më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i gjenocidit të Millosheviqit”, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Sot ne vazhdojmë të përforcojmë zërat e refugjatëve dhe mbrojmë të drejtat e tyre”, shkroi Osmani në Twitter, duke shpërndarë fotografi të qytetarëve që iknin nga Kosova si refugjatë në vitet 1998-1999.

(Kosova Sot Online)