Ish-kryediplomatja greke caktohet raportuese për Kosovën nga Këshilli i Europës
Komiteti për çështje politike dhe demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës e ka caktuar Dora Bakoyannis raportuese për anëtarësimin e Kosovës në KiE, transmeton "Kosova Sot Online".
Lajmin e ka konfirmuar deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili është pjesë e delegacionit të deputetëve kosovarë në Këshillin e Europës dhe aktualisht është në Strasburg.
(Kosova Sot Online)