Jens Stoltenberg i prerë: Mandati i KFOR-it i pathyeshëm

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 13:56
Jens Stoltenberg i prerë: Mandati i KFOR-it i pathyeshëm

Përshkallëzimi i tensioneve mes Kosovës e Serbisë ka qenë në fokusin e takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Angazhimi i NATO-s ndaj mandatit të OKB-së është i pathyeshëm”, tha shefi i aleancës më të madhe ushtarake të globit.

Stoltenberg ka shtuar se ata do të vazhdojnë të bëjnë çdo gjë që është e nevojshme, për të pasur një mjedis të sigurt.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që mjedisi atje të jetë i sigurt dhe do t’u japim të gjithë të përfshirëve të njëjtin nivel sigurie. Nëse është e nevojshme do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm, por do te vazhdojmë dialogun e nisur nga BE”, tha Stoltenberg.

(Kosova sot Online)