Osmani telefonon Gërvallën e Daçiqin: Është e rëndësishme që Serbia t’i lirojë oficerët e ndaluar

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 14:39
Osmani telefonon Gërvallën e Daçiqin: Është e rëndësishme që Serbia t’i lirojë oficerët e ndaluar

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka treguar se ka biseduar përmes telefonit me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, me të cilët ka diskutuar për situatën në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka ka thënë se është shumë e rëndësishme që Serbia t’i lirojë menjëherë policët e kidnapuar nga forcat serbe.

“Kam komunikuar me ministrat e jashtëm të Kosovës dhe Serbisë. Përsërita thirrjen time për deeskalim urgjent në komunat veriore të Kosovës. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Serbia t’u japë qasje të menjëhershme dhe t’i lirojë oficerët e ndaluar”, ka thënë ai.

“Theksova gjithashtu nevojën që të dyja palët t’i përmbahen Udhërrëfyesit të Komunitetit Ndërkombëtar për de-përshkallëzimin, duke kujtuar se NATO/KFOR ka për detyrë të ofrojë një mjedis të sigurt në komunat veriore”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)