Escobar: Jam shumë i shqetësuar, tensionet në Veri kanë potencial për t’u bërë konfrontim rajonal

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 15:18
Escobar: Jam shumë i shqetësuar, tensionet në Veri kanë potencial për t’u bërë konfrontim rajonal

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për situatën në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Escobar tha se është i shqetësuar, pasi që ajo që po ndodh në veri ka potencial për t’u shndërruar në një konfrontim rajonal.

Escobar shtoi se si përkrahës kryesor i Kosovës, ata duan ta shohim pjesë të NATO,-s BE-së.

“Jam shumë i shqetësuar. Kjo ka potencialin që të bëhet një konfrontim rajonal. Prandaj ne po mbështesim shumë përpjekjen evropiane. Aspiratat e vendeve janë për t’u bërë pjesë e Evropës. Si përkrahës kryesor të Kosovës, ne duam ta shohim pjesë të NATO,-s BE-së”, ka thënë Escobar.

Në hyrje të një interviste për Atlantic Council ka folur edhe Miroslav Lajcak, i cili ka thënë se fakti që janë në një intervistë të tillë bashkë tregon se po punojnë bashkë BE dhe SHBA

Lajcak tha se situata është ne tension,  duke shtuar se nuk ka pse ta fsheh një gjë të tillë.

“Fakti që jemi këtu bashkë, tregon që po punojmë bashkë BE dhe SHBA. Jam këtu për të pasur një seri takimesh me partnerët këtu, sepse situata është mjaft kritike, dhe kemi nevojë për të diskutuar hapat e radhës. Situata është e tensionuar, s’kam pse e fsheh”, ka thënë Lajcak.

(Kosova Sot Online)