Lajçak: Unë besoj që Albin Kurti është një demokrat dhe beson në rend dhe ligj

  • A.P /
  • 20 June 2023 - 15:46
Lajçak: Unë besoj që Albin Kurti është një demokrat dhe beson në rend dhe ligj

Dy emisarët Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar janë duke folur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, incidentin me tre policët e Kosovës dhe për rrugën që Kosova dhe Serbia duhet të ndjekin drejt de-eskalimit dhe rikthimit në tavolinën e dialogut, në një diskutim në Atlantic Council, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Drejtuesja e këtij diskutimi, Ilva Tare, ka pyetur në një moment emisarin sllovak, Mirosalav Lajcak, se çfarë nëse kryeministri Albin Kurti nuk ndërron mendje lidhur me përjekjen dhe propozimin e BE-së për de-eskalim.

Lajcak për një moment është shfaqur ngurrues për përgjigjen që do të japë, megjithatë s’ka qëndruar pa folur.

“Gjithmonë kur ka vullnet, ka një rrugëdalje”, ka thënë Miroslav Lajcak.

Emisari sllovak tutje ka shtuar se nuk beson që eskalimi dhe rreziku i vazhdimit të dhunës, apo edhe vrasja e njerëzve është në interesin e kryeministrit Kurti.

Lajcak ka thënë se beson që Kurti është demokrat që beson në rend dhe ligj.

“Nuk mendoj se eskalimi dhe rreziku i dhunës së mëtejshme, apo edhe vrasja e njerëzve është në interesin e kryeminsitrit Kurti. Unë besoj që ai është një demokrat dhe beson në rend dhe ligj. Dhe unë besoj në dialog, dhe besoj në rrugën përpara për të cilën palët pajtohen”, ka thënë Lajcak

I pyetur çfarë nëse Vuçiq nuk ndërron qëndrim, Lajcak ka thënë le të mbetet tek spekulimi me “nëse”, meqë asnjëri s’ka thënë jo dhe ka shtuar se nuk mendon që do të thonë jo.

“Por do t’i kemi ata në Bruksel, shpresoj shumë shpejt”, ka thënë Lajcak.


(Kosova Sot Online)