Kurti tregon kush i ka vizituar sot policët e rrëmbyer në Serbi

  • a.[ /
  • 20 June 2023 - 16:06
Kurti tregon kush i ka vizituar sot policët e rrëmbyer në Serbi

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, i ka vizituar tre policët e rrëmbyer, ka treguar kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se policët i kanë rrëfyer Jetishit momentin e rrëmbimit nga njësitë serbe.

“Të tre kanë qenë bashkë. Të tre e kanë rrëfimin e njëjtë kur pyetën ndaras nga njëri-tjetri nga ambasadori ynë. Përshkrimi i policëve është i njëjtë. Janë tri rrëfime të ndara identike, të cilët thonë se në momentin e rrëmbimit më 14 qershor kanë qenë tek tryeza e improvizuar për ngrënie. Pra kanë qenë duke ngrënë drekë kur 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar dhe rrëmbyer.

Kurti tha se kjo heq çfarëdo dileme edhe për ata që “dëshirojnë të jenë skeptikë”.

“Dëshmitë që posedojnë institucionet tona dhe dëshmia e tre policëve dëshmojnë qartë që ishin brenda territorit”.

Kurti tha se u ushtrua agresion nga Serbia “sepse po luftohet krimi i organizuar. Për këtë hakmarrje çnjerëzore kemi kërkuar denoncim të hapur nga të gjithë partnerët tonë”.

(Kosova Sot Online)