Lajçak: Kurti dhe Vuçiq patjetër do të vijnë në takim

  • A.P /
  • 20 June 2023 - 16:11
Lajçak: Kurti dhe Vuçiq patjetër do të vijnë në takim

Ndërmjetësi evropian i dialogut, Miroslav Lajcak, ka thënë se takimi do të mbahet, përkundër deklaratave të Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se do të vendosë nëse do të shkojë në takim me Vuçiqin në Bruksel, pasi të marrë vesh gjendjen e tre policvëe që i ka rrëmbyer Serbia brenda territorit të Kosovës, afër vijës kufitare. Vuçiq ka thënë se është e pakuptimë të flasë më Kurtin.

Lajcak i quan këto deklarata “retorike”, ndërsa është i sigurt se takimi do të mbahet.

“Nuk ka qenë një rast, ku liderët do të refuzonin ftesën për në Bruksel, prandaj, nuk jam shumë i shqetësuar për retorikën. Ata do të vinë. Dua të them se ne po punojmë për ditën. Por, t’i thuhet jo një ftese nga Bashkimi Evropian do të ishte një veprim shumë serioz dhe shumë negativ, prandaj takimi do të mbahet”, tha Lajcak

“Çfarë është tejet e rëndësishme, është shtensionimi. Sepse nuk mund të kesh një proces normalizimi, për aq kohë sa qindra, nëso jo mijëra njerëz, janë në rrugë”, tha ka thënë tutje ai. 


(Kosova Sot Online)