Trump: Po të isha president Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën

  • A.P /
  • 20 June 2023 - 18:20
Trump: Po të isha president Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën

Donald Trump ka deklaruar sot se nëse ai do të qëndronte në detyrë si presidenti i SHBA, Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai gjithashtu pretendoi se pushtmi i Ukrainës ishte shtyrë prej vitesh nga ana e tij, duke këshilluar kreun e Kremlinit të mos sulmonte vendin fqinj.

“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Putinin. Nuk kam folur me të për një kohë të gjatë, por kam një marrëdhënie shumë të fortë”, tha Trump.

Trump deklaruar disa herë përgjatë fushatës së tij elektorale se do t’i japë fund luftës brenda 24 orëve nëse rikthehet në krye të Shtëpisë së Bardhë.

(Kosova Sot Online)