Bashkimi Evropian bën gati pakon miliardëshe

  • A.P /
  • 20 June 2023 - 19:46
Bashkimi Evropian bën gati pakon miliardëshe

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian planifikojnë të trajnojnë deri në 30,000 ushtarë ukrainas këtë vit, kanë zbuluar zyrtarët e Kievit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në vitin 2023, Misioni i Ndihmës Ushtarake të BE-së për Ukrainën planifikon të trajnojë 30,000 ushtarë të forcave të armatosura ukrainase, duke përfshirë ushtarë të forcave të mbrojtjes territoriale”, tha ministria e mbrojtjes në Kiev.

Deklarata vjen pas një premtimi nga zyrtarët e BE-së në shkurt të këtij viti se do të trajnojë 30,000 trupa ukrainase, duke u bazuar në një objektiv fillestar prej 15,000 trupash.

Njoftimi erdhi pasi Brukseli u kërkoi vendeve anëtare të BE-së të mbështesin një paketë prej 50 miliardë eurosh për të mbështetur Ukrainën gjatë katër viteve të ardhshme.

(Kosova Sot Online)