Kurti: 3 policët e Kosovës u kidnapuan nga 15 burra të armatosur serb

  • A.P /
  • 20 June 2023 - 20:27
Kurti: 3 policët e Kosovës u kidnapuan nga 15 burra të armatosur serb

Për tre policët e kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor, brenda territorit të Kosovës, ka shkruar  në Twitter, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Informatat për gjendjen e këtyre policëve Kurtit ia ka sjellur Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.

Ai i ka treguar Kurtit se policët kosovarë i kanë kidnapuar 15 forca serbe.

“Ambasadori Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, ka folur veçmas me 3 policët e rrëmbyer nga Serbia dhe të burgosur në Kraljevë. Secila prej llogarive të tyre ishte identike: ata po hanin drekë së bashku  kur 15 burra të armatosur i rrëmbyen me forcë”, ka shkruar Kurti, të martën.

(Kosova Sot Online)