Lajçak: Me Nulandin ndamë vlerësimin e njëjtë për krizën në Kosovë dhe zgjidhjen e saj

  • A.P /
  • 20 June 2023 - 20:33
Lajçak: Me Nulandin ndamë vlerësimin e njëjtë për krizën në Kosovë dhe zgjidhjen e saj

Nënsekretaren për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit Amerikan, Victoria Nuland, e ka takuar sot i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajçak ka thënë se me Nënsekretaren Nuland kanë ndarë vlerësimin e njëjtë për situatën në veri të Kosovës dhe për zgjidhjen e krizës.

Ata janë pajtuar se është i rëndësishëm de-përshkallëzimi i menjëhershëm dhe kthimi në dialogun e lehtësuar nga BE.

Pata një bisedë shumë të mirë me Nënsekretaren Victoria Nuland. Ndamë vlerësimin e njëjtë për krizën në Kosovë dhe zgjidhjen e saj. U pajtuam mbi rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe kthimit në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)