Arifi: Faton Bislimi është hajn, i ka marrë 142 mijë euro për lobim

  • A.P /
  • 20 June 2023 - 22:12
Arifi: Faton Bislimi është hajn, i ka marrë 142 mijë euro për lobim

 Faton Bislimin, ish-anëtar i kryesisë së LDK-së, Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës, e ka akuzuar për “korrupsion”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Arifi thotë se dorëheqja e Bislimit ka ardhur për shkak që siç thotë ai “aferës”.

Ai tha se Qeveria e Kosovës ka autorizuar Faton Bislimin për të dërguar një grup politikanësh nga Lugina e Preshevës për në SHBA, duke marrë 142 mijë euro prej 2 milionë sa janë ndarë nga Qeveria.

E ai thotë se në atë delegacion nuk është ftuar partia më e madhe në Preshevë që ai e drejton.

“Pak përpara se me u organizu tripi për Amerikë e ka hapur një adresë postare, një adresë fake, një kompani e cila nuk ka zyre e lërë më licencë zbatimi për lobim. Fatoni i ka pranu 142 mijë euro prej 2 milionëve për me i dërgu njerëzit atje pa licencë për shkak të lidhjes së tij me Besnikun. Edhe kjo është pjesë e kallëzimit penal”, ka thënë Arifi

Ai nuk ka nguruar ta quajë Bislimin “hajdut”, duke thënë se ka zhvatur paratë publike përmes Besnik Bislimit. 

(Kosova Sot Online)