Rrustem Mustafa-Vuçiqit: Ndale poshtërimin, djemtë që ke rrëmbyer lejoj të lirë

  • E.K /
  • 21 June 2023 - 08:09
Rrustem Mustafa-Vuçiqit: Ndale poshtërimin, djemtë që ke rrëmbyer lejoj të lirë

Ish-Komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi ka kërkuar nga presidenti i Serbisë,  Aleksandar Vuçiq, që ta ndalë poshtërimin që po e bën, duke përmendur kështu rastin e fundit të kidnapimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Remit, rrëmbimet, burgosjet, trajtimet jo njerëzore që ka bërë Serbia me vite të tëra ndaj kosovarëve kanë prodhuar forcën tek populli i Kosovës që të jemi të lire.

Mustafa ka shtuar se populli i Kosovës dëshiron që të jetoj në paqe.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ndale poshtërimin President!

Vuçiq: “Tre policët po hanë torte e rrush, kërkesën e Orbanit do ta shqyrtojmë me kujdes…”

_Ne i themi, kujdesu dhe ruaje rrushin dhe torten për vete, djemtë që ke rrëmbyer lejoj të lirë.

Rrëmbimet, burgosjet, trajtimet jo njerëzore që keni bërë në të kaluarën kanë prodhuar forcën tek populli dhe jemi të lirë!

Mos provokoni mision kundër jush, populli shqiptarë dëshiron dhe ka interesa të jetojmë në qetësi, kurr më të nënshtruar nga kushdo që synon nënshtrimin…

Duam të jetojmë në paqe, mos u ngatërroni me dikë që ju e njihni mirë!

(Kosova Sot Online)