Kurti: I bëj thirrje Serbisë që të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani

  • E.K /
  • 21 June 2023 - 08:22
Kurti: I bëj thirrje Serbisë që të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që të lirojë tre policët e kidnapuar nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka shkruar se është konfirmuar që policët janë ndaluar ilegalisht dhe se janë zënë në pritë nga forcat serbe në territorin e Kosovës.

Ai ka kërkuar nga Serbia që ta ndalë dezinformimin.

“Tani kemi konfirmuar se 3 policët tanë të ndaluar ilegalisht u zunë në pritë dhe u rrëmbyen nga forcat serbe gjatë pushimit të përbashkët të drekës nga një patrullë rutinë kontrabande në territorin e Kosovës. I bëj thirrje Serbisë që të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)