Soti moti shum i ngrohtë në Kosovë

  • E.K /
  • 21 June 2023 - 08:27
Soti moti shum i ngrohtë në Kosovë

Sot në Kosovë moti do të jetë me diell dhe mjaft ngrohtë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Pasdite më vonë rreth zonave malore ka mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

Edhe nesër pritet të jetë moti i ngrohtë, por do të ketë shi dhe bubullima.

Njoftimi i plotë:

21.06 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite më vonë rreth zonave malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

22.06 – Shumë ngrohtë dhe me diell. Pasdite vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

23.06 – Kryesisht me diell e nxehtë, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rrebesh me bubullimë orëve të vona të pasdites.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.

Shtypja atmosferike luhatet në vlera paksa më të larta nga normalet.

(Kosova Sot Online)