Sipas analistit serb ja kur mund të lirohen tre policët

  • E.K /
  • 21 June 2023 - 08:45
Sipas analistit serb ja kur mund të lirohen tre policët

Analisti serb, Dusan Janjic, në një intervistë ka folur rreth tre policëve të Kosovës të kidnapuar në veri, të cilët sipas tij, nëse bëhet një hetim i plotë për të sqaruar gjërat mund të lirohen për tri ose katër ditë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai shtoi se familjarët e policëve kanë krijuar një grup të mirë avokatësh.

“Është një çështje që mund të zgjidhet lehtë, por jo brenda natës. Për mendimin tim vizita e ambasadorit të Kosovës në Beograd tek tre policët në burg ishte diçka. Në të njëjtën kohë, familjarët e policëve kanë krijuar një grup të mirë avokatësh. Duhet një hetim për të sqaruar gjërat dhe çështja ndoshta mund të zgjidhet për 3-4 ditë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)