Edhe Kisha Serbe kërcënon: Arrestimet dhe abuzimet e serbëve nga policia çojnë në një konflikt edhe më të madh

  • E.K /
  • 21 June 2023 - 09:31
Edhe Kisha Serbe kërcënon: Arrestimet dhe abuzimet e serbëve nga policia çojnë në një konflikt edhe më të madh

Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije ka shprehur “brengosjen e madhe” për shkak se kohë më parë janë ndaluar gjashtë serbë.

Peshkopi përkujton se serbët e arrestuar ndodhen në burgjet në Gjilan dhe Podujevë.

“Arrestimet dhe abuzimet e serbëve nga policia çojnë në një konflikt edhe më të madh”, ka kërcënuar peshkopi.

(Kosova Sot Online)