Sveçla: Kjo video tregon se si forcat serbe, me urdhër të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, në territorin e Kosovës

  • E.K /
  • 21 June 2023 - 12:04
Sveçla: Kjo video tregon se si forcat serbe, me urdhër të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, në territorin e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video, ku përshkruhet se si ka ndodhur rrëmbimi i policëve kufitar të Kosovës nga forcat serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sveçla ka thënë se rrëmbimi ka qenë i planifikuar dhe se është vepër kriminale.

Ai thotë se në video tregohet se si forcat serbe me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq kanë rrëmbyer tre policët e Kosovës 1 km larg kufirit.

Ministri Sveçla ka shkruar se Serbia duhet të ndalojë fushatën e dezinformimit dhe të lirojë policët tani.

“Një rrëmbim i planifikuar. Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Republikës së Kosovës. Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, ka shkruar Sveçla.

(Kosova Sot Online)