Zëdhënësi i Qeverisë: Deri më tani Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Ohrit në 8 pika

  • E.K /
  • 21 June 2023 - 13:16
Zëdhënësi i Qeverisë: Deri më tani Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Ohrit në 8 pika

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Serbia e ka shkelur tetë nen të marreveshjes së Ohrit,përcjell ‘Kosova Sot Online”.

Kryeziu shtoi se dialogu mund të ketë progres vetëm kur Serbia ta zbatojë në tërësi marrëveshjen dhe të ketë rrespektim ndaj saj.

“Deri më tani Serbia ka shkelur më së paku tetë nene të Marrëveshjen Bazike, preambulën e saj dhe një nen të Planit të Zbatimit. Progres në dialog ka atëherë kur ka respektim të marrëveshjeve. E ne besojmë që Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i saj duhet të zbatohet e plotë, shpejtë dhe pa kushte” tha Kryeziu.

(Kosova Sot Online)