Kurti me mesazh në gjuhën serbe: Le të ecim drejt një të ardhmeje më të mirë së bashku

  • E.K /
  • 21 June 2023 - 13:34
Kurti me mesazh në gjuhën serbe: Le të ecim drejt një të ardhmeje më të mirë së bashku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video i është adresuar komunitetit serb në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti është shprehur se duhet ecur se bashku drejt një të ardhmeje më të mire, duke ndërtuar urave të forta.

‘’E kam theksuar vazhdimisht se ky vend është i përbashkët i yni – ai që na përqafon dhe na mbron, dhe për të mirën jemi të detyruar të luftojmë. Le të ecim drejt një të ardhmeje më të mirë së bashku, duke ndërtuar ura të forta, për atë që duam për veten dhe familjet tona. Shtëpia është aty ku është shtëpia dhe vendi ynë është shtëpia e të gjithëve ne’’, ka thënë Kurti.

Më tutje Kurti thotë se tashmë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është penduar që i ka thënë Po marrëveshjes e që do të thotë njohje de facto e Republikës së Kosovës.

‘’Nga ana tjetër, ne kemi nevojë për takime në Bruksel për zbatimin urgjent, të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë nga Brukseli, pjesë përbërëse e së cilës është Aneksi i Ohrit. E kam të qartë tani që presidenti i Serbisë i ka thënë PO marrëveshjes për të mos e nënshkruar dhe tani ankohet dhe pendohet duke thënë PO, për pranimin e asaj marrëveshjeje, që do të thotë njohje de facto e Republikës së Kosovës’’, ka shtuar më tutje Kurti.

(Kosova Sot Online)