AKB: Kosova humb rreth 1 milion euro nga masa e ndalimit të mallrave

  • E.k /
  • 21 June 2023 - 15:18
AKB: Kosova humb rreth 1 milion euro nga masa e ndalimit të mallrave

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti heqjen e masës së sigurisë ndaj prodhimeve serbe dhe nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq lirimin e të tre policëve të rrëmbyer pa kushte, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Bizneset e Serbisë kanë humbje rreth 10 milionë euro si shkak i masës së sigurisë nga Kosova për një javë, Derisa nga ndalimi i shkëmbimeve tregtare me Serbinë dhe ndikimi i saj në ekonominë e Kosovë është rreth 1 milion euro”, tha Shahini.

“Humbjet mund të jenë edhe më të mëdha po që faktori ndërkombëtar i ka pajtuar. Roli i Shqipërisë është i rëndësishëm, por faktori ndërkombëtar edhe më i rëndësishëm. ShBA-ja dhe BE-ja është tejet e shqetësuar me veprimet që janë marrë nga ana e ekzekutivit në Kosovë dhe Serbi në dëme të qytetarëve dhe bizneseve”, tha Shahini.

(Kosova Sot Online)