Itali: Heqje patente për këdo që vozit mjetin me telefon dhe nën ndikimin e alkoolit e drogës

  • E.K /
  • 21 June 2023 - 15:23
Itali: Heqje patente për këdo që vozit mjetin me telefon dhe nën ndikimin e alkoolit e drogës

Siç raportojnë mediat në Itali, qeveria Meloni po synon të miratojë heqjen e patentës për këdo që drejton me telefon në dorë, në drejtim të kundërt ose nën ndikimin e drogës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Patenta e shoferit do t’i hiqet kujtdo që kapet duke vozitur në gjendje të dehur.

Po ashtu, drejtuesit e rinj nuk do të jenë në gjendje të drejtojnë makina të fuqishme për tre vjet.

(Kosova Sot Online)