Kurti: Vuçiq sot përfaqëson gatishmërinë e Serbisë për të humbur një luftë tjetër

  • A.P /
  • 21 June 2023 - 16:10
Kurti: Vuçiq sot përfaqëson gatishmërinë e Serbisë për të humbur një luftë tjetër

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se tashmë nevojiten takime në Bruksel për zbatimin urgjent, të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë nga Brukseli, pjesë përbërëse e së cilës është Aneksi i Ohrit, ndërkohë që, sikundër u shpreh ai, tash e ka të qartë arsyen pse presidenti i Serbisë ka thënë po marrëveshjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“...se e pranoi atë marrëveshje, që do të thotë njohje 'de facto' e Republikës së Kosova”, qartësoi Kurti.

Më tej, ai foli për rrëmbimin e policëve kosovarë, gjuajtjen e ushtarëve të KFOR-it, sulmet e dhunshme ndaj gazetarëve, që në shtetet demokratike e liberale nuk tolerohen.

“Sulmi dhe kidnapimi i policëve, gjuajtja ndaj ushtarëve të KFOR-it, sulmet e dhunshme ndaj gazetarëve nuk do të tolerohen. Një shoqëri demokratike dhe liberale nuk toleron kulturën e banditëve”, nënvizoi Kurti.

Kurti në adresimin e tij qytetarëve serbë vuri në pah synimin e kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gatishmërinë e tij për të  humbur një luftë tjetër, duke shtuar se vetë kryeministri Kurti është kundër luftës.

“Aleksandar Vuçiq sot përfaqëson gatishmërinë e Serbisë për të humbur një luftë tjetër. Në të njëjtën kohë, ai është garancia juaj që vitet '90 nuk do të bëhen të kaluara. Unë nuk jam për luftë. Unë jam kundër luftës. Unë jam socialdemokrat. Kam vuajtur gjatë luftës, kam qenë rob lufte për më shumë se dy vjet e gjysmë”, theksoi Kurti, derisa shtoi se ai ka vetëm kujtime të mira nga lufta dhe ndjenja të tilla, sepse edhe atëherë ishte në pushtet si ministër i Millosheviçit.

Kurti në adresimin e tij, ndër të tjera, ka përmendur grupet kriminale në veri të vendit, të cilët, të ndikuar nga “progresistët e Serbisë” kanë tentuar të politizojnë kriminelët, teksa vuri në dukje luftimi e qeverisë së tij ndaj grupeve kriminale në veri të vendit.

“Këta të ashtuquajtur progresistë për më shumë se 10 vjet e kanë kriminalizuar politikën në Serbi dhe tani në veri të Kosovës po tentojnë të politizojnë kriminelët. Nga ana tjetër mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri, shkatërruam 83 grupe kriminale, konfiskuam rreth 2 ton lëndë narkotike, shkatërruam 14 laboratorë droge, 8 prej tyre në veri dhe 5 prej tyre për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në adresimin e Kurtit.

Ai më tutje foli për zhvillimin ekonomik, suksesin e qeverisjes së tij në këto dy vjet në luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar, veprime që janë vlerësuar nga organizatat prestigjioze ndërkombëtare si: Transparency International, World Justice Project, World Press Freedom Index “Reporters without Borders”, Freedom House dhe V-Dem, etj.

Në adresimin e tij, kryemisnitri Kurti vuri në dukje angazhimin e tij në ruajtjen e restaurimin e trashëgimisë ortodokse në Kosovë: Manastirin e Tamnicës dhe Shën Mërisë në Kamenicë, si dhe Manastirin e Draganacit në Novibërdë, etj.

 Kurti, mes tjerash, përmendi edhe programin e ndihmës “Qeveria për Familjen”, në bazë të të cilit ne ofrojmë subvencione për pagat e të punësuarit të vetëm në familje, ku me këtë program janë ndihmuar 115 familje serbe, derisa Ministria jonë për Komunitete dhe Kthim ndihmoi në themelimin e 123 bizneseve të vogla, ndër të cilat 48 ishin për të mirën e komunitetit serb.

 Kryeministri Kurti, ndër të tjera, përmendi edhe punësimin përmes platformës “SuperJob”, që u mundëson të rinjve të moshës 18 deri në 25 vjeç të marrin pagën minimale si bonos.

Në adresimin e tij, kryeministri Kurti ftoi qytetarët serbë që të ecin bashkë drejt një të ardhmeje më të mirë, duke ndërtuar ura të forta.

E kam theksuar vazhdimisht se ky vend është vendi ynë i përbashkët – ai që na përqafon dhe na mbron dhe për të mirën e të cilit jemi të detyruar të luftojmë. Le të ecim drejt një të ardhmeje më të mirë së bashku, duke ndërtuar ura të forta, për shkak të asaj që duam për veten dhe familjet tona. Shtëpia është aty ku është shtëpia dhe vendi ynë është shtëpia e të gjithë neve”,  është shprehur kryeministri Kurti në adresimin e tij qytetarëve serbë të Kosovës.

(Kosova Sot Online)