Ristuccia dhe Mehaj flasin për shtensionimin në Veri

  • A.P /
  • 21 June 2023 - 17:25
Ristuccia dhe Mehaj flasin për shtensionimin në Veri

Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn, ka takuar sot komandanti i KFOR-it, Michele Ristuccia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata kanë ripërtëri bashkëpunimin në disa fusha.

“Sot komandanti i misionit të NATO-s, KFOR, Ristuccia, ka takuar Z. Mehaj nga institucionet e Kosovës për të diskutuar rreth situatës së sigurisë dhe nevojën për të ulur tensionet. Ata ripërtërinë bashkëpunimin e tyre dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile si shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese (EOD), kërkim-shpëtimi (SAR) dhe reagimi ndaj materialeve të rrezikshme (HAZMAT)”, ka njoftuar KFOR.


(Kosova Sot Online)