Kjo rrugë e Prishtinës mbetet pa ujë të pijshëm

  • A.P /
  • 21 June 2023 - 17:45
Kjo rrugë e Prishtinës mbetet pa ujë të pijshëm

Shkaku i dëmtimit të një gypi, ujësjellësi i Prishtinës ka njoftuar se rruga “Agim Ramadani” ka mbetur pa ujë të pijshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas KRU “Prishtina”, ekipet teknike tashmë janë në vendngjarje.

“Ju njoftojmë se është dëmtuar gypi i ujit DN 200 AC ne rr. Agim Ramadani” nga All Zone (kontraktori i Termokos). Ekipet teknike janë në vendngjarje. Pa furnizim me ujë të pijshëm mbetet rruga” Agim Ramadani””, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)