Qalaj: Policët kufitarë është dashur të tregohen më vigjilentë

  • A.P /
  • 21 June 2023 - 18:00
Qalaj: Policët kufitarë është dashur të tregohen më vigjilentë

Policët kufitarë është dashur të tregohen më vigjilentë sepse menaxhmenti i policisë ka pasë informatat inteligjente se është paraparë sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe për mundësinë e kidnapimit, ka deklaruar ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Më brengos fakti që kanë hyrë që kanë hyrë forcat e armatosura të një shteti armik. Këto ishin forca të dërguara enkas për këtë skenar dhe unë mendoj që ky skenar është përgatitur edhe nga brenda, nga qarqe kriminale. E kanë përcjellë rutinën e policëve kufitarë. Policia e Kosovës ka pasë informata inteligjente për një takim në veri dhe që janë paraparë sulme ndaj Policisë së Kosovës dhe mundësinë e kidnapimit të policëve. Këto janë informata e mia. Pra, këto informata [inteligjente] që i kanë shkuar menaxhmentit të policisë, drejtorit të përgjithshëm dhe po ashtu pastaj drejtori i përgjithshëm i ka shpërndarë nëpër njësitë operacionale. Është dashur që çdo polic të ketë qenë më shumë vigjilent. Edhe pse prapë nuk përjashtohet mundësia, sepse është mal”.

(Kosova Sot Online)