Modelja në ‘luftë' me jetën pasi iu nënshtrua operacionit plastik në hundë

  • A.P /
  • 21 June 2023 - 20:36
Modelja në ‘luftë' me jetën pasi iu nënshtrua operacionit plastik në hundë

Një modele ruse po lufton për jetën pasi një ndërhyrje në hundë e futi në koma. Glamour Vlada Antropova u dërgua me urgjencë në kujdesin intensiv pas operacionit rinoplastik në një spital jashtë Moskës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Modelja iu nënshtrua ndërhyrjes në klinikën Zhukovka prej 2000 £, por pasi u vu nën anestezi, 25-vjeçarja tashmë raportohet se është ‘në prag të vdekjes’.

Kirurgu Igor Korotkoy tha: “Sfida më e madhe është ndryshimi i urës së hundës kur pritet indi kockor. Mund të ndodhë gjakderdhje dhe madje edhe dëmtim i bazës së kafkës, gjë që mund të çojë në vdekje”.

(Kosova Sot Online)