Rohde: Dëmet shqetësuese për perspektivën ekonomike të Kosovës janë tashmë në horizont

  • A.P /
  • 21 June 2023 - 18:56
Rohde: Dëmet shqetësuese për perspektivën ekonomike të Kosovës janë tashmë në horizont

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde i ka quajtur krejtësisht të gabuara, raportimet e mediave për largimin e 200 kompanive gjermane nga Kosova, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rohde ka shkruar në Twitter se: “Mosrespektimi i standardeve gazetareske: As Shoqata Gjermano-Kosovare e Biznesit dhe as Ambasada Gjermane nuk janë pyetur nëse kjo është e vërtetë. Ajo që është e vërtetë është se: Kompanitë janë të shqetësuara për zhvillimet aktuale, siç thuhet këtu”.

Ambasadori Rohde ka ripërsëritur deklaratën e tij dhe të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare për deeskalim të menjëhershëm të situatës në veri

Këtë thirrje ditë më parë ambasadori Rohde e kishte ndërlidhur në aspektin ekonomik, pasi që sipas tij, dëmet janë shqetësuese për perspektivën ekonomike të Kosovës, duke dëmtuar reputacionin dhe potencialin e saj edhe përball komunitetit të biznesit.

“Dëmet shqetësuese për perspektivën ekonomike të Kosovës janë tashmë në horizont, duke dëmtuar reputacionin dhe potencialin e saj edhe përballë komunitetit të biznesit. E ripërsërisim këtë thirrje nga Shoqata Gjermano-Kosovare e Bizneseve për deeskalim të menjëhershëm”, ka shkruar Rohde.

(Kosova Sot Online)