Gërvalla: Në çdo rast ne do ta mbrojmë vendin tonë

  • A.P /
  • 21 June 2023 - 20:11
Gërvalla: Në çdo rast ne do ta mbrojmë vendin tonë

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë.

Në një intervistë për të përditshmen austriake, Der Standard, ajo ka theksuar se Qeveria Kurti në çdo rast do ta mbrojë shtetin ligjor dhe demokracinë.

“Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë. Ne, si Perëndim në tërësi, nuk duhet të lejojmë që disa diplomatë problematikë ta fusin rajonin në luftë”, ka thënë kryediplomatja.

Sipas saj, Bashkimi Evropian nuk e ka një qëndrim të qartë ndaj Serbisë.

“Në çdo rast ne do ta mbrojmë vendin tonë sepse mbrojmë shtetin ligjor dhe demokracinë. Vuçiqin nuk e ndalon dot as me para, as me qetësim.

(Kosova Sot Online)