Lajçak takohet me dy senatorë amerikanë, flasin për Veriun e Kosovës

  • A.P /
  • 21 June 2023 - 21:41
Lajçak takohet me dy senatorë amerikanë, flasin për Veriun e Kosovës

Takime me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Chris Van Hollen, ka zhvilluar sot emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Me ta ai ka folur për situatën në Veriun e Kosovës.

Kështu, thotë se kanë rënë dakord për nevojën e de-përshkallëzimit të Veriut të Kosovës.

“Pata një takim të rëndësishëm në Hill me senatorë Chris Van Hollen dhe ChrisMurphyCT të cilët ndjekin nga afër zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Ne ndamë të njëjtin vlerësim për situatën dhe ramë dakord për nevojën e de-përshkallëzimit dhe rikthimit në dialog dhe normalizim”, ka shkruar ai në Tëitter.

(Kosova Sot Online)