Ngjarje e rëndë: Burri vret gruan shqiptare dhe më pas veten

  • A.P /
  • 21 June 2023 - 22:06
Ngjarje e rëndë: Burri vret gruan shqiptare dhe më pas veten

Raportohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Huntertowën SHBA-ve në një familje shqiptare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mediat amerikane raportojnë se 49-vjeçari Arben Gllafce dhe bashkëshortja e tij 4-vjeçare Arjana Gllafce, janë gjetur të vdekur brenda në shtëpi. Nga hetimet rezulton se 49-vjeçari ka vrarë gruan dhe më pas është vetëvrarë.

Policia mori një telefonatë nga një dëshmitar dhe kur shkoi në vendngjarje gjeti dy trupat e pajetë të çiftit. Ata kishin dy djem një 24 vjeç dhe një tjetër në moshë minorene autik.

Të afërmit e Arjanës bëjnë apel për ndihmë në rrjetet sociale për të ndihmuar fëmijët.

(Kosova Sot Online)