Borrell i thërret në takim urgjent Kurtin e Vuçiqin

  • E.K /
  • 22 June 2023 - 08:13
Borrell i thërret në takim urgjent Kurtin e Vuçiqin

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka njoftuar se i ka thirrur për një takim urgjent në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të gjetur një rrugëdalje nga kriza aktuale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Borrell ka thënë se është nevojë urgjente për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri të Kosovës.

“I kam thirrur liderët e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel për takime urgjente për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale. Ne kemi nevojë për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, ka shkruar Borrell.

(Kosova Sot Online)