
Derek Chollet u takua me Lajçak-un: Folëm për deeskalimin e situatës në Kosovë dhe Serbi

Këshilltari i Lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, është takuar me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, përcjell “Kosova Sot Online”.
Chollet tha se me Lajçakun kanë biseduar për deeskalimin e situatë në Kosovë dhe Serbi dhe rrugën e Ballkanit drejt intregrimit të BE-së.
“Takim i mrië me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak ku folëm rreth angazhimit të përbashkët për deeskalimin e situatës në Kosovë dhe Serbi dhe mbështetjen e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, shkroi Chollet në Twitter.
Great meeting with EU Special Representative @MiroslavLajcak about shared commitment to deescalating the situation in Kosovo and Serbia and supporting the Western Balkans’ path toward EU integration. pic.twitter.com/qzA1HEdaF7
— Derek Chollet (@CounselorDOS) June 22, 2023
(Kosova Sot Online)