Aleksander Vuçiq: Do të shkoj në Bruksel, por nuk do të flas me Kurtin

  • E.K /
  • 22 June 2023 - 08:33
Aleksander Vuçiq: Do të shkoj në Bruksel, por nuk do të flas me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, por që nuk do të flas me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në asnjë mënyrë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kështu ka thënë Vuçiq sot për RTS.

“Biseda me të nuk ka kuptim, ai na jep leksione për filozofinë, pak për Demaçin, pak për Marksin dhe kaq. Gjithçka tjetër ka të bëjë me persekutimin e serbëve dhe ligjëratat për çështjet e brendshme politike”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)