Kurti sot do të takohet me Papa Françeskun në Vatikan

  • E.K /
  • 22 June 2023 - 09:16
Kurti sot do të takohet me Papa Françeskun në Vatikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje drejt Italisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai sot do ta vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku do të takohet me Papa Françeskun.

Ai po ashtu do të takohet edhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kradinali Pietro Parol.

(Kosova Sot Online)