Ish-diplomati: Të krijohet përshtypja që edhe Kurti, edhe Vuçiç po e ndihmojnë njëri-tjetrin
Ish-diplomati, Blerim Canaj, ka folur për tensionet e krijuara në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai tha se në këto kushte, krijohet përshtypja se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po ndihmojnë njëri-tjetrin.
“Ndonjëherë të krijohet përshtypja që edhe Kurti, edhe Vuçiç po e ndihmojnë njëri-tjetrin. Pse po e them këtë? Në periudhën kur filluan protestat kundër Vuçiç në Beograd, ne biem pre e provokimeve dhe përshkallëzohet situata këtu. Mendoj se ka pasur mundësi të menaxhohet pak më ndryshe. Nuk e di a është me vetëdije apo jo, por ata po ndihmojnë njëri-tjetrin. Nëse fillojmë prej teorisë politike që populistët janë të prirur që për vazhdimin e politik-bërjes apo pushtetit të tyre, të krijojnë situata konflikti, atëherë nga jashtë neve na duket kështu,” – u shpreh Canaj.
(Kosova Sot Online)
