Gërvalla u kërkon ndërkombëtarëve të bëjnë presion për lirimin e tre policëve

  • E.K /
  • 22 June 2023 - 13:17
Gërvalla u kërkon ndërkombëtarëve të bëjnë presion për lirimin e tre policëve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se rrëmbimi i policëve në detyrë brenda territorit të Kosovës është akt agresioni i Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo, siç informoi sot ministria, kërkoi që komuniteti ndërkombëtar ta dënojë këtë akt dhe të bëjë presion për lirimin e policëve sa më shpejt dhe pa kushte.

Ndryshe, me 14 qershor tre zyrtarë kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës.

(Kosova Sot Online)