Në Graçanicë protestuesit shpërndahen

  • E.K /
  • 22 June 2023 - 13:44
Në Graçanicë protestuesit shpërndahen

Qytetarët serbë sot protestuan para Stacionit të Policisë në Komunën e Graçanicës, ku ata kërkuan lirimin e Dragisha Milenkoviq, i cili është arrestuar nga policia gjatë së mërkurës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Protestuesit u shpërndanë dhe nuk është regjistruar ndonjë incident.

Ndryshe, Dragisha Milenkoviq dyshohet se si gardian i burgut në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se ka ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë.

(Kosova Sot Online)